Zjarri tek "Ali Demi", zjarrfikësit çanë murin, foshnja 6 muajshe doli e gjallë nga shtëpia por humbi jetën në spital

Ora News, ka siguruar videon nga banesa e cila u përfshi nga zjarri  orët e para të mëngjesit, ku humbi jetën një foshnje 6 muajshe dhe mbeti e lënduar gjyshja e saj.

Në video shikohet se si zjarrfikësit kanë çarë murin për t’u futur brenda  banesës për të nxjerrë foshnjën, duke qenë se dritaret  ishin me kangjella.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur që foshnjën ta nxirrnin të gjallë nga shtëpia por që për fat të keq humbi jetën në spital për shkak të asfiksisë.

Ndërkohë gjyshja e cila ndodhej në bodrum në momentin që shpërtheu bombola është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Sakaq prindërit e foshnjes nuk ndodheshin në banesë kur ra zjarri.