Vrioni zgjedh ëndrrën amerikane dhe rrezikon Kombëtaren
Nuk ka më asnjë hije dyshimi, Giacomo Vrioni ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në SHBA te skuadra e New England Revolution. Sulmuesi shqiptar që mbylli një sezon rekordesh te Tirol ku ishte huazuar nga Juventusi, është zhvendosur përtej Atlantikut në një kampionat më të dobët por me një rol protagonisti në skuadrën e New England.
Lajmin e transferimit të 23-vjeçarit në SHBA e bën të ditur faqja zyrtare e të rinjve të Juventusit në Twitter, ndërsa faqja zyrtare e klubit thekson se ky është transferimi i parë nga ekipet zinxhir në një skuadër amerikane.
#Under23 | Ufficiale la cessione di Giacomo Vrioni al @NERevolution
— JuventusFC Youth (@JuventusFCYouth) July 5, 2022
✍ https://t.co/iTomh8WU5N
In bocca al lupo! pic.twitter.com/cD7aoC2zPa
Në Tirol, Vrioni regjistroi 28 ndeshje në të cilat realizoi 19 gola në kampionat duke u renditur në vendin e parë bashkë me sulmuesin e Salzburg, Adayemi.
Vrioni u bashkua me Juve U-23 në vitin 2020 duke fituar edhe Kupën e Serie C në sezonin 2019-2020, ndërsa pak muaj më vonë pësoi një dëmtim të rëndë që i kushtëzoi sezonin. Transferimi i tij në Masacusets mund të kushtëzojë edhe vazhdimësinë në Kombëtaren Shqiptare për shkak të largësisë dhe nivelit më të ulët të futbollit në vendin e largët përtej Atlantikut.
