Klasën e parë pranë shtëpisë, interes i lartë në shkolla, aplikimi vetëm online përmes e-albania
Ka nisur me interes të lartë regjistrimi i nxënësve në klasat e para.
Në shkollën 9-vjeçare “Edit’h Durham” në vetëm dy ditë kanë mbërritur afro 100 aplikime nga 170 nxënës që pritet të pranojë ky institucion arsimor.
“Në adresë të shkollës, përmes portalit e-albania vjen një numër i caktuar aplikimesh. Ne duhet t’i hapim dhe të konfirmojmë aplikimet që janë brenda shkollës.”
Për të dytin vit regjistrimi bëhet online.
Drejtuesja, Majlinda Dervishaj thotë se do të pranohen vetëm ata nxënës që i përkasin zonës që mbulon shkolla.
“Detyrimisht portali të nxjerr edhe emrin e shkollës ku duhet të regjistrohet fëmija.”
Këtë vit duket se prindërit janë më të informuar.
Pranë shkollës kanë qenë të paktë ata që kanë shkuar fizikisht.
“Edhe vijnë dhe pyesin, por nuk është më viti i parë. Vitin e shkuar kishim më shumë problematike, tani nuk ka shumë që vijnë.
Procesi i regjistrimit për klasat e para do të zgjasë deri në datën 17 korrik.
Online do të aplikojnë edhe nxënësit e klasave të dhjeta.
Për ta janë në dispozicion datat 12-24 korrik.

