Temperatura ekstreme mbi mesataren dhe thatësira. Ja çfarë na rezervon moti në korrik
Sipas meteoalb i gjithë muaji korrik do të dominohet nga temperatura të larta dhe thatësira, ç'ka do ta bëjë atë një muaj relativisht të nxehtë.
Temperaturat mesatare do të jenë më të larta se mesatarja e regjistruar ndër vite, sidomos në zonat malore.
Sa i përket reshjeve duket se edhe këtë muaj do të ketë mungesë të reshjeve të shiut ashtu sikurse dhe gjatë qershorit që lamë.
Në 10-të ditëshin e parë të muajit do të dominohet nga valë të të nxehtit afrikan që do të sjellin temperatura deri në 41 gradë dhe me një prezencë të ulët të reshjeve, kryesisht në rajonin verior.
Gjatë 10-të ditëshit të dytë të muajit do të kemi një ulje të temperaturave duke regjistruar kështu vlera jo më shumë se 33 gradë, vlerë tipike e korrikut. Reshjet do të intensifikohen krahasuar me pjesën e parë.
E në 10-të ditëshin e tretë temperaturat do të rriten sërish, duke kapur vlera deri në 38 gradë, kurse reshjet do të jenë shumë pak prezente.
Gjatë muajit pavarësisht temperaturave të larta, stuhitë tropikale të rebesheve të shiut do të jenë prezente sidomos përgjatë brigjeve të detit Adriatik dhe Jon.
