Kryemadhi: Me incineratorët e përfshirë edhe QKB-ja, do dalin të tjera kompani ku pronarët nuk kanë dijeni

“Po të kishte drejtësi dhe shtet, Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën.”

Skandali i incineratorëve ka prekur edhe institucione të tjera shtetërore. 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zbuluar dhe përfshirjen e Qendrën Kombëtare të Biznesit por edhe të krimit ekonomik.

Një nga dokumentet e regjistrimit të kompanive, që i përkasin dy pensionistëve janë pa noterizim.

Kryemadhi: Këtë e kontrollon qeveria shqiptare, e kontrollon Edi Rama. Këtë institucion, dy kontratat janë të noterizuara.

Nga ana tjetër pas takimit me djalin e 95-vjeçari Thanas Çanit kryemadhi zbuloi se kompania e krijuar në vitin 2019 është hetuar nga krimi ekonomik, por nuk është ndërmarr asnjë hap.

Kryemadhi: Është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri n2024. Edhe pse është thirrur nga krimi ekonomik dhe ka pasur dijeni, nuk e kanë njoftuar zotërinë se ka firmosur një kontratë dhe është administrator i kompanisë.

Për dosjen e evazionit fiskal me 190 milionë dollarë si dhe pas zbulimit të skandaleve të radhës SPAK ka bërë të ditur se do të zgjerojë hetimin, madje duke marrë edhe në pyetje dy të moshuarit.

Teksa kryemadhi ka premtuar dokumente të tjera por edhe duke kërkuar mbrojtjen e të moshuarve

Kryemadhi: Do të dalin se shumë firma fiktive që janë krijuar, do të dalë se pronarët e tyre nuk janë në dojeni.

Në fakt dosja e incineratorëve është ndër më të mëdhatë në vend, por SPAK deri më tani ka ndalur në hetimin e fierit dhe Elbasanit.