Asllani, tifozi i Interit që veshi fanellën e Kaká për të evituar pankinën

Kristjan Asllani realizoi ëndrrën e jetës kur firmosi me Interin, skuadrën me të cilën ka qenë tifoz që në fëmijëri. Në hapat e parë të karrierës, mesfushori sot 19-vjeçar, ka rënë në sy për talentin dhe teknikën. I pari që e zbuloi këtë ishte trajneri i Butese, Cristiano Filippi, tifoz i çmendur i Milanit, i cili me humor rrëfen;

"Ishte fëmija klasik që flinte me topin. Që atëherë kuptohej që do të ecte gjatë. Natyra i dhuroi këmbët e ai shtoi punën e vendosmërinë. Nje herë erdhi me fanellën e Kaká në stërvitje dhe kur e pyeta përse, m'u përgjigj: kisha frikë se do më lije në pankinë prandaj shkova e bleva. Nuk ishte aspak nevoja sepse ishte aq shumë i talentuar sa për të mos e humbur kurrë vendin e titullarit".

Kapitull i hapur 15 vite më parë dhe i mbyllur në të njëjtën ditë me rikthimin e Lukakut.