Ndodh në Gjirokastër/ Rritja e çmimit të naftës ka nxjerrë “skifterat” në aksion

Rritja e çmimit të naftës ka nxjerrë në aksion gjatë natës hajdutët të cilët në shenjestër kësaj radhe kanë pasur naftën e automjeteve.

Një makinë ka rënë pre e boshatisjese së sabatorit. Të njëjtin fat mund të kishin pasur edhe mjetet e tjera por hajduti është pikasur nga një banor i zonës i cili ka njoftuar menjhërë policinë. Kjo e fundit nuk ka mundur dot të arrij në  gjurmët e personit në fjalë.

Hajduti është favorizuar edhe nga terreni pasi bashkia e Gjirokastrës e ka lënë këtë bllok të pallateve në lagjen 11 Janari në errësirë totale.