“Basha e bëri protestën për vete e pamë ku përfundoi”, Goci: I njëjti fat nëse energjia e njerëzve futet në xhep

Pedagogu dhe aktivist Ervin Goci gjatë një interviste për RTV ORA foli për protestën që do të zhvillohet më 7 korrik në Tiranë.

Ai tha se e sheh protestën si vazhdimësi të protestave që janë bërë dhe se qytetarët nuk shkojnë atje për Berishën por sepse kanë hall madhor.

Sakaq Goci tha se politikanët duhet të kuptojnë energjinë e njerëzve përndryshe do të kenë të njëjtin fat si Basha.  

Ervin Goci:  Njerëzit duan të reagojnë sepse e shikojnë që është e drejtë reagimi. Unë vetë do të jem në protestë si qytetar i lirë. Nuk kam lidhje me organizimin e protestës as me PD-në. çmimet janë në stratosferë po shkojnë keq e më keq, propaganda po shtohet qytetarët po ndjejnëvështirësi më të mëdhaja, njerëzit kanë një tendencë për tu dorëzuar e për të ikur, kjo është zingjir nuk mund të ndale. PD këtë protestë mund ta shohë si sukses të vetin , unë e shoh si vazhdimësi të protestave që janë bërë dhe arsyeja pse do të jem në shesh është se ato njerëz që do të jenë në shesh janë të njëjtët me ato që kanë qenë kur ne kemi bërë dhe ata njerëz nuk kanë ardhur për mua, ata njerëz nuk shkojnë për zotin Berisha. Këtë duhet ta kuptojë ndonjë politikan, ata njerëz nuk shkojnë për to nuk kanë shpres tek ai. Shkojnë atje sepse kanë një hall madhor, I takon politikanit që të lexojë atë pjesëmarrjen mesazhet, gjithçka që ka ndodhur atje për ta përkthyer në aksion politik.

“Nuk po them që Berisha nuk I bën protestat për veten e vet, por i fundit që I bëri për veten e vet, Basha e pamë se ku përfundoi. Nëse këta nuk kuptojnë se energjia e njerëzve nuk merret dhe futet në xhep atëherë do të kenë të njëjtin fat. Deri tani ka një bunkerizim, një çakërdisje nga PD. Deri tani nuk shoh hapje as transformim rrënjësor. Ka një retorikë që e kemi dëgjuar prej 30 vitesh, partia do ta shoh veten se sa sukses ka pasur protesta kur të shkojë në kutitë e votimit.”