Humbi paratë në firmat piramidale, Baçova: Nuk mund të paguaj kredinë, shteti të më ndihmojë
Engjellushe Baçova e cila hodhi para në firmat piramidale e ftuar në studion e Ora News me Gazetaren Sonila Musai deklaroi se nuk është në gjendje të paguajnë pjesën e mbetur të kredisë që ka. Pasi humbi shtëpinë në atë kohë bëri një marrëveshje me entin e banesave ku mori një shtëpi me kredi por nuk mund ti paguajë më detyrimet.
Baçova: Unë kam paguar 16 mln lekë dhe kam qenë shumë e rregullt për çdo muaj . 90 mijë lekë paguaj në muaj. Lamë shtëpitë nëpër firma burri im u sëmur pastaj pasi lamë lekët në firmat. Gjatë gjithë kohës që ishte gjallë ishte i sëmurë pasi lamë lekët në firma jetoi dhe 7 vjet dhe vdiq dhe nuk gëzoi asgjë. Unë tani jam vetëm kam paguar këstin e rregullt por skam mundësi se më një pension skam çfarë bëj më para. Tani unë nuk kam më mundësi ta paguaj më shtëpinë.
