54 familje në Laprakë në borxhe me Entin e Banesave: Kërkojnë ndihmë nga shteti

Mete Xhunga e cila hodhi para në firmat piramidale e ftuar në studion e Ora News me Gazetaren Sonila Musai deklaroi se nuk janë në gjendje të paguajnë pjesën e mbetur të kredisë që kanë.

Xhunga: 54 familje banorët të pallatit Vefa në Laprakë të cilët kanë humbur paratë e apartamenteve në firmat piramidale kërkojnë mbështetjen e shtetit.

Ato thonë se kanë një marrëveshje me entin kombëtar të banesave por gjëndja e vështirë ekonomike ka bërë që ato të mos paguajnë detyrimet ndaj kërkojnë faljen e shumës që ju ka mbetur. Nuk kemi të paguajmë ka arritur thika atje ku nuk mban më. Po jetojmë nën minimumin jetik. Nuk shkoj dhe tek doktori se nuk kam lekë.