Humbi paratë në firmat piramidale, Korra: Nga stresi mu shfaq kanceri, shteti të na ndihmojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2022, 21:42
Tatjana Korra e cila hodhi para në firmat piramidale e ftuar në studion e Ora News me Gazetaren Sonila Musai deklaroi dramat sociale që pësoi pasi humbi paratë që i la në firmat piramidale.
Korra: 15 mln lekë kamë lënë. Kam shitur shtëpitë dhe i kam lënë tek firmat. U mblidhnin njerëzit dhe na thoshin që do u shtoheshin lekët. E kasha shtëpinë në katin e 5 doja të merrja një shtëpi në katin e parë dhe më pas falimentoi firma. Shtëpitë i shita në vitin 1996 dhe në vitin 1997 falimentuan. Këstin e parë e kisha për ta marrë pas tre muajsh që falimentoi firma. U bëra me kancer se u bëra shumë keq.
