Korçë/ Humb kontrollin e makinës, 20 vjeçari përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 05:45, në fshatin Turan, Korçë, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dërguar në spital drejtuesi i automjetit tip "Toyota", që po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

N.K., dyshohet se në aksin rrugor Korcë-Voskopojë, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.