Plagosja në Mirditë/ Arrestohet 25 vjeçari, procedohet në gjendje të lirë binjaku i tij. Sekuestrohet arma

Ditën e sotme Policia lokale ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në mirditë ku 51-vjeçari Martin Prenga u qëllua 5 herë me pistoletë.

Mësohet se i dyshuari për ngjarjen e ndodhur në Fan të Mirdites, pranë rrugës së Kombit, është 25-vjecari Fran Gjoni ndërkohë se bashkë me të është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij,A. Gj., 21 vjeç, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë arrestimit të të riut, mësohet se policia ka arritur të sekuestrojë edhe armën që dyshohet se është përdorur në ngjarjen e djeshme.

Sipas të dhënave paraprake të policisë dyshohet se i plagosuri eshte person me precedent te meparshem penal dhe i dënuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", në ngarkim të shtetasit F. Gj., dhe "Përkrahja e autorit të krimit", në ngarkim të shtetasit A. Gj.