Beqiri: Deputetët të mblidhen të ndihmojnë ato që humbën në firmat piramidale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2022, 22:01
Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ku bëri përgjegjës shtetin për gjendjen sociale ku ndodhen ato persona që investuan në firmat piramidale dhe sot nuk kanë mundësi të shlyejnë detyrimet që kanë me Entin Kombëtar të banesave.
Idajet Beqiri: Edhe gjykata e shkallës së parë ka rrëzuar padinë e entit Kombëtar të Banesave ku kërkon zgjidhjen e kontratës dhe ka kuruar dhe lirimin dhe dorzimin e banesave. Por gjykata nuk është pajtuar me padinë e entit kombëtar të banesave .Ka bërë një analizë të gjithë situatës dhe ka kërkuar që të gjejnë rrugë të tjera. Duhet të bëhen një grup deputetësh të bëjnë një projektligj dhe të insistojnë që tu falen kreditë dhe të mos jenë në stres.
