Konflikti në Mirditë përfundon me të shtëna arme, plagoset 51-vjeçari

Plagosje me armë zjarri në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fanit, pranë Rrugës së Kombit. I plagosur ka mbetur Martin Prenga.

"Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë" njofton policia.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.