Berisha: Balla e Bardhi vranë Pjerin Xhuvanin. Prokurori Alfred Shehu bashkëpunëtor i bandës së Elbasanit

Sali Berisha rihap para gazetarëve, dosjen e vrasjes së Elbasanit me akuza edhe me të forta ndaj ish sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi . Ai tha se në ngarjen e Elbasanit mund të kishte 4 të vdekur dhe se Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti, Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu, që donin të mbyllnin çështjen.

Tiranë-  Ish-kryeministri  Sali Berisha foli me emra të përveçëm për vrasjen elektorale të Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të vitit te kaluar. Sipas tij Gazment Bardhi, Taulant Balla dhe Ardi Veliu e vranë për herë të dytë Xhuvanin se donin t'i mbyllnin dosjen. Berisha shkoi më tej në akuza teksa deklaroi se Gazmed Bardhi shiti dhe truprojen e tij Arbër Paplekaj, i vetmi person i denuar per ngjarjen  e Elbasanit.

Sali Berisha: “Tradhëtia, Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu sepse donin ta mbyllnin çështjen Paplekaj Xhuvani. Aty mund të kishim pasur 4 të vdekur ne. Mënyra kriminale të cilën e trajtoi Ardi Veliu, mënyra e turpshme prej dezertorësh dy nëndrejtorëve të policisë. Lanë të zhvillohej një dramë e tillë kur ishin 10 policë. Mashtrimi që bëri policia bashkë me Alfred Shehun se nuk kishte materiale dhe e morën peng Grecën, është një nga ngjarjet më të shëmtuara që tregon moralin e vërtetë të Edi Ramës dhe grupit të tij.”

Dakord të gënjen policia por nuk të gënjen SHISH. Kryeministri ishte I detyruar të qëndronte ndaj këtij zhvillimi dramatic por Rama donte votat e gjakut. Nuk kishte rëndësi nëse u vra një njeri dhe u plagosën 4 rëndësi kishte të mblidheshin votat, qoftë dhe me gjak.

Gaz Bardhi! E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi? Është në burg Paplekaj. Paplekaj kishte shkuar atje për Gaz Bardhin dhe jo për të atin e vet.  Gaz Bardhi duhej të kërkonte hetim të plotë. Nëse Paplekaj do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun kjo do të ishte vetëmbrojtje por nëse në drejtim të tij do të qëllohej nga dy gryka zjarri ai nuk kishte zgjidhje tjetër vetëm vetëmmbrojtjen ndërsa Gaz Bardhi u zhduk. E braktisën Arbër Paplekaj se donin të mbyllnin krimin shtetëror në kuptimin e mos veprimit e mos kryerjes së detyrës nga policia për parandalimin e saj dhe fshehjes së krimit nga Ardi Veliu, prokurori Alfred Shehu dhe Edi Rama.

Çështja e rihapur nga dëshmia e Dumanit sipas Berishës po minohet nga Prokuroria e Posaçme

Sali Berisha: “I them SPAK e kreut të SPAK se Alfred Shehu është kriminel, bashkëpunëtor i shpifur I bandës së Elbasanit dhe nuk mund të ketë kurrë vend në prokurorinë speciale vetëm si damkë që SKAP partie e jo SPAK ligji”

Berisha tha dhe se Edi Rama eshte peng i Ardi Veliut.

"Policia gënjeu se Grecën e kanë rrëmbyer. Nëse policia do i merrte të gjithë nuk do të kishte të vrarë dhe as të plagosur. Policia ose bashkëpunoi direkt me krimin ose qëndroi indiferente por ata ishin aty. Edi Rama është peng i Ardi Veliut, se Ardi Veliu di shumë gjëra për të"

Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që këtë qëndrim cinik dhe shpërfilljeje nga Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj tyre, ta shndërrojnë në një revoltë të fuqishme më datë 7 në orën 7.

Sali Berisha: “Më 7 korrik ora 7 në bulevardin para kryeministrisë në protestën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë. 

Berisha, tha se në kohën që kriza ekonomike ka arritur kulmin e saj, Edi Rama nuk po ndihmon qytetarët, por klientelën e tij.

Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës njëlloj si një diktaturë e vërtetë. Akti i djeshëm në parlament, tejkalonte edhe imagjinatën. Dje Rama me ligj vendosi që qindra miliona euro të fituara duke pirë gjakun e shqiptarëve me bordet e shushunjave”

Edi Rama tha se Berisha është kapur në flagrancë për aferat e tij korruptive.