Djali i pronarit flet për shpërthimin tek servisi në Ishull Shëngjin, dy persona me skafandër vunë eksplozivin

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë një servisi makinash në Ishull Shëngjin gjatë orëve të natës.

Klaudio Mëhilli, djai i pronarit të servisit tregon se shpërthimi ndodhi në orën 00:39 (1 korrik 2022) 

Mëhilli tregon se ne ate moment ndodheshim në gjumë në banesën që është një kat sipër servisit.

Shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditëm të gjithë ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Në moment dolëm e gjithe familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit" tregon djali i pronarit të servisit.

Kamera e nje objekti ka arritur të kap autorët dy persona që afrohen me një motor dhe me skafandër. Pasi vendosin eksplozivin ata largohen me shpejtësi dhe disa sekonda më pas shihet shpërthimi.