Breshëri dëmton 500 hekatrë grurë në Korçë e Maliq
Pak ditë para korrjes së grurit në fshatrat e Korcës dhe Maliqit, natyra u bëri një surprisë të keqe fermerëve. Këto pamje vijnë nga fshati Rrëmbec, Maliq. Breshëri i rënë gjatë pasdites së të enjtes ka shkatërruar qindra hektarë të mbjella.
"Për 7-8 ditë duhet të fillonte korrja. Në këtë peridhë, gjysmë ore breshër që ra sot, pa pushim dhe i furishëm, shkatërroi gati 95% të prodhimit," thotë një fermer.
Fermerët thonë se 90% e të mbjellave janë dëmtuar rëndë:
"Është një fatkeqësi e madhe të punosh një vit e ca, që në vjeshtë, në shtator dhe për 4-5 ditë që do korrnim grurin, të shkatërrohet 95 % e grurit."
"Sa e pashë më iku truri, se 95% thuajse 100 %, se do duket më vonë, prodhimi është hedhur poshtë."
Ata thonë se ajo që ka mbetur pa u dëmtuar është një sasi e vogël dhe e pamjaftueshme as për konsum familjar.
"Është një tërmet për ne. Unë prisja të merrja rreth 2000 kuintal grurë, tani marr a s'marr 300 - 400 kuintal."
Të gjunjëzuar sytë i kthejnë nga shteti
"Janë gjithë ato shpenzime: ne marrim toka me qira, nafta, ure, nitrati. Ne jemi të falimentuar. Kërkojmë nga shtetit të na subvencionojë, të na japë një ndihmë."
Nga breshëri i fortë u goditët dhe fshatrat Orman dhe Pojan të bashkisë së Maliqit.