SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu. U paditën për evazion fiskal

Prokuroria e Posaçme i kërkon gjykatës të pushojë hetimet për 7 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të kallëzuar nga avokati Fran Dashi për fshehje mosdeklarim të pasurisë si dhe evazion fiskal.

Bëhet fjalë për ish gjyqtarët e larguar tashmë nga detyra si pasojë e vettingut dhe të dorëhequr të cilët janë Xhezair Zaganjori, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.

Kërkesa për pushimin e çështjes është paraqitur edhe me heret nga prokurorja Doloreza Musabelliu por gjykata e posacme ia ka kthyar per te kryer veprime te tjera hetimore.

Por edhe pas kohës së lënë nga gjykata Prokuroria e Posaçme nuk ka hequr dorë nga kërkesa për pushimin e çështjes për 7 zyrtarët e drejtësisë me argumentin se nuk rezulton se kanë kryer vepër penale.

Kërkesa fillimisht u shqyrtua nga gjyqtarja Etleva Deda dhe pas dorëheqjes së saj po gjykohet nga gjyqtari Erion Bani i cili ka caktuar si datë për të dhënë vendimin 7 korrik ora 14:00.

Fran Dashi ka denoncuar një listë me 20 magjistratë nga të cilët u dërguan për gjykim ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish anëtari Fatos Lulo si dhe ish anetari i Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj të cilëve u janë sekuestruar edhe pronat.

Të paditurit 

1. Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.      Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
3.      Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.      Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
5.      Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.      Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
7.      Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë