"Ministër negocio! Situata është shumë e rëndë" Kreu i shoqatës së Avokatëve Penalistë apel Ulsi Manjës

Shoqata e Avokatëve Penalistë i bën thirrje ministrit të Drejtësisë të reagojë lidhur me kërkesën e avokatëve për Hartën e re Gjyqësore dhe të ndërmjetësojë për të zgjidhur këtë situatë.

Në asnjë vend të botës avokatët bojkotojnë masat  sigurisë. Është një situatë shumë e rëndë dhe njëra nga palët duhet të ulet. Duhet të bëhet negociator përmes Dhomës së Avokatisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësorë  për të çtensionuar situatën. Ai i kupton pasojat që do të vijnë nga mospjesëmarrja e avokatëve në masa sigurie."

Ndërkohë sipas vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, avokatët nisën bojkotin 10 ditor të masave të sigurisë dhe proceseve gjyqësore në të gjithë vendin.

Por vendim është respektuar nga të gjithë avokatët.  Në Gjykatën e Tiranës të enjten (30 qershor 2022) janë zhvilluar pesë seanca për masat e sigurisë me praninë e avokatëve. Ata kanë thënë se nuk ishin në dijeni të vendimit për bojkot.