Sëmundje, ilaçe e varfëri, çifti Dervishaj në Vlorë apelon për ndihmë

Kastriot dhe Pranvera Dervishaj jetojnë në qytetin e Vlorës, mes sëmundjeve, ilaçeve dhe varfërisë. Ata apelojnë për ndihmë përmes ekranit të RTV ORA ndërsa jetesa sipas tyre është bërë e vështirë, dhe e papërballueshme.

Qeset me ilaçe janë dëshmi e sëmundjes së rëndë të çiftit Dervishaj në Vlorë.

Prej 3 vitesh Kastriot Dervishaj, 74 vjeç, nuk lëviz nga ky shtrat, pas një paralize cerebrale.

Veç pensioneve të pleqërisë, ai nuk trajtohet me KEMP ndërsa thotë se jeta i është kthyer në një ferr.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kjo mjeksia jonë se si më do mua më keq se kaq, unë nuk e kuptoj .Nuk jam në gjendje ta kuptoj. Ku shkoj unë dot për të bërë vizita. Kush do më cojë?" thotë ai.

I vetmi person që kujdeset për të është bashkëshortja, Pranvera, e cila edhe ajo është e sëmurë.

Mes lotësh thotë se jetesa mes sëmundjeve dhe varfërisë, është bërë e vështirë, ndaj lutet për ndihmë.

"As në banjo nuk e laj dot. Për ta rruajtur e bëj vetë se nuk kam lekë," thotë ajo.

Kastriot Dervishaj ka aplikuar dy herë për kempin eprorë por në të dyja rastet është refuzuar pasi nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligj teksa si pensionistë nuk mund të marri as mbështetje nga fondet e bashkisë së Vlorës pasi sistemi i ndihmave ekonomike i skualifikon.

Numri i telefonit 0692201902