Bilali: Incineratorët ishin shumë zhurmë për asgjë, debatin politik dhe publik e fitoi PS-ja

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja dhe ministrja socialiste Edona Bilali tha se debati për incineratorët nisi si shumë zhurmë për asgjë

Ajo u shpreh se kjo çështje u shfry me pas dhe ky debat u fitua nga mazhoranca si publikisht ashtu edhe politikisht.

Bilali: Debati për incineratorët nisi si shumë zhurmë për asgjë. Nisi, u bë shumë e madhe dhe u shfry ashtu sikurse duhet të shfryhej. Është krejt e qartë se kush e fitoi debatin politik dhe publik. E vetmja gjë që ka rëndësi është hetimi që po bëhet nga SPAK.

Rëndësi ka drejtësi dhe ku qëndron ajo. Ndërsa debatin publik dhe politik e fitoi nga PS-ja, këtë e masin edhe gazetarët me audiencë. Si eksperte do të doja që të thoja se është më mirë të merremi me kauza më lehtësisht të provueshme dhe që janë të përditshme.