Për herë të parë në Shqipëri, Fondacioni Kulturor Abdulaziz Saud AlBabtain hap selinë e tij në Universitetin Mesdhetar
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e selisë së Fondacionit Kulturor Abdulaziz Saud AlBabtain, e cila do ta rreshtojë krahas universiteteve më të mira europiane.
Presidenti i Fondacionit, Shkelesia e tij Abdulaziz Saud AlBabtai vizitoi ambientet e Universiteti Mesdhetar për finalizimin e kësaj marrëveshje nëpërmjet një ceremonie të veçante.
Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Akademiku Prof. Dr Anastas Angjeli u shpreh se është një kënaqësi e veçantë të mirëpresë një personalitet të shquar në të gjithë hapërsirën e Lindjes së Mesme dhe Botës Arabe, të cilit i akordoi edhe titullin Honoris Causa.
Vetë Shkëlqesisa e tij, Abdulaziz Saud AlBabtain shprehu kënaqësinë që për herë të parë kjo zyrë hapet edhe në Shqipëri. Ai theksoi se Marrëdhëneiet midis shtetit Shqiptar dhe shtetit të Kuvajtit gjithmonë kanë qenë në rrafshin politik gjithmonë të shkëlqyera.
Falë kësaj marrëveshje Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të mirëpresë personalitete të shquara të botës arabe të cilët do të mbajnë leksione mbi Paqen me Drejtësi, çëshjtje të rëndësisë globale, bashkëpunimit të vendit tonë me shtetin e Kuvaitit por edhe të gjithë botës arabe.
Po kështu, edhe stafi akademik i UMSH dhe studentët e tij do të kenë mundësinë të vizitojnë dhe prekin nga afër traditat, kulturën dhe kjontributin e shtetit të Kuëaitit për paqen në botë.


