Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, shoqërohet në komisariat 15 vjeçari

Një 15-vjeçar në Cërrik është shoqëruar në polici pasi plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.

Policia bën me dije se adoleshenti mbrëmjen e sotme  plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili  ndodhet në spital për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.