Agalliu: I jam bashkuar PD-së si deputet, pas një karriere profesionale prej 15 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2022, 21:43
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Arbi Agalliu u shpreh se është futur në politikë pas 15 vite në profesion.
Deputeti Agalliu tha se kështu mund të jepet një kontributin politikë sidomos pas një eksperience në fushë profesionale.
Agalliu: Në të gjitha rastet është e ndjerë çdo gjë dhe jo një lojë që bëhet për hatër të dikujt. I jam bashkuar PD-së si deputet, pas një karriere prej 15 vitesh, pasi kuptova se nëse mund të vendosësh një gur, është për të ardhur keq nëse nuk e bën.
Nëse mund të japësh kontributin tënd dhe vjen pas një eksperience në fushën profesionale dhe nuk është se nuk di të bësh gjë tjetër veç politikës. Në të dyja kampet ka deputetë që kanë profesione edhe përtej të të qenit politikan.
