Bilali: Po e vure atdheun të parin dhe jo partinë, i shërben partisë dhe qytetarëve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja dhe ministrja socialiste Edona Bilali u shpreh se Vlora është ndër qytetet më patriotike.

Ajo tha se kur vë atdheun të parin dhe jo partinë, i ke shërbyer partinë dhe qytetarëve, dhe se PS do të humbë besimin kur të mos shohë interesin kombëtar.

Bilali: Vlora është ndër qytetet për të mos thënë se është qyteti më patriotik. E them se dhe e besoj se kur vë atdheun të parin, edhe kur treçerekut u duket një gjë patetike, unë e besoj se po vure atdheun të parin dhe jo partinë, i ke shërbyer partinë dhe qytetarëve.

Vlora e personifikon ketë dhe ditën e parë që PS nuk do të shohë interesin e kombit nuk e ka elektoratin dhe aty do të shohim çudira.