Bilali: Sfida më e madhe rritja e të rinjve në politikë, të gjitha dua të bëjnë kryeministrin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ministrja socialiste Edona Bilali u shpreh se është sfidë shumë e madhe sot të angazhosh rininë në politikë.

Ajo tha se nuk është çështja që të rrisin anën sasiore, por të rinjtë që të vijnë me një ide dhe me gjërat që qeveria nuk është duke bërë me mirë në Shkodër.

Bilali: Është sfidë shumë e madhe sot të angazhosh rininë. Unë kam dhënë 11 vite mësim në universitetin e Tiranës dhe kam thënë se sfida më e madhe është që të mos presin studentët celularin. Sfida më e madhe është rritja e të rinjve që të vijnë në politikë.

Nuk është çështja që të rrisin anën sasiore, por të rinjtë që të vijnë me një ide dhe me gjërat që qeveria nuk është duke bërë me mirë në Shkodër. E përdor shpesh me shkak, që edhe të rinjtë po merren me politika të mëdha duke bërë edhe kryeministrin. Ndërkohë ajo që është përditshmëria e një qarku duhet injektuar te rinia.