Berisha thirrje ministreve: Mos lejoni Ramën t’ju keqpërdor për imazhin e tij. Ai hajdut është e hajdut do mbetet

Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, në seancën plenare sot në Kuvend është kundërshtuar nga kreu i PD Sali Berisha.

Ky i fundit në fjalën e tij akuzoi kryeministrin Rama në Kuvend për korrupsion me tenderat publikë, të cilat tani fitohen me 99,9% të fondit limit.

Sali Berisha:  Si mund të vidhni sot qytetarët në një kohë kur paguajnë vezën, paguajnë djathin, paguajnë qumështin e foshnjes më shtrenjtë se gjermani, se francezi, se italiani? Edhe kjo për shkak të politikave tuaja çnjerëzore. Pse them që është një vjedhje e hapur? Ka prej shumë kohësh që tani tenderat fitohen gjithmonë me 99.9% të fondit limit. 

Kam kohë që hetoj dhe çfarë me rezulton, 99.9% e fondit limit që nuk ndodhte kurrë më parë, është paratë që fituesi i tenderit duhet ti paguajë zyrtarit dhe qeveritarit. “Do ta jap me 99.9% tenderin, por do më japësh 30% të shumës. Kohët e fundit janë 330 milionë tenderime me 99.9%. Ndërtuesi i vilës në pajë i Edi Ramës fitoi tenderin 13 milionë euro me 99,9%. Është vëllai i komandatit të gardës dhe mori tenderin e mirëmbajtjes së rrugës së Korçës

Ai ka pasur dhe një thirrje për ministret, duke u thënë që mos të lejojnë Edi Ramën që t’i keqpërdor për imazhin e tij. Sipas tij Rama hajdut ka qenë dhe hajdut do të mbetet.

Sali Berisha: Mos t’u keqpërdor Edi Rama për imazhin e tij, Edi Rama, hajdut është e hajdut mbetet. Rama përdor firmat tuaja. Dekreti nuk vjen për pensionistët e për fermerin që po falimenton çdo ditë e më shumë.

Berisha-Ekonomit: Rrini mos I dilni zot se ju përpin ai.

Si mund të sillni një dekret të tillë, ku pas tij do të sillni ligjin për taksat. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin të gjithë pjesë në protestë. Pse nuk propozoni një dekret për ata që janë në nevojë. A mendoni ju për këta qytetarë. A e kuptoni se çfarë po bëhet me fermerët shqiptarë.