Shqiptarët futin në ‘kurth’ 61-vjeçaren greke, i zhvatin rreth 77 mijë euro
Një grup hajdutësh i kanë vjedhur një 61-vjeçareje në Selanik plot 76.500 euro.
Sipas mediave të huaja, grupi i hajdutëve përbëhet nga 5 persona nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët siç raportohet janë të përfshirë në raste të ngjashme mashtrimi në mbarë botën.
Ata prezantoheshin si teknikë të një kompanie kontabiliteti duke thënë se ofronin shërbime për mbrojtje të llogarive bankare, duke fituar akses në celularët dhe kompjuterët e viktimave nëpërmjet instalimit të aplikacioneve.
Në rastin e 61-vjeçares greke, siç u njoftua, shqiptarët dyshohet se i kanë “zbrazur” llogaritë e saj bankare, duke i zbritur shumën prej 76.500 eurosh , para të cilat pjesërisht dhe përmes llogarive, kanë përfunduar drejt marrësëve në Greqi, Shqipëri, Kosovë e deri në Kolumbi, raportojnë mediat greke.
Rasti po hetohet nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Pylaia – Chortiatis dhe në dosjen e lëndës përfshihen veprat e organizatës kriminale, mashtrimi, mashtrimi kompjuterik dhe aksesi i paligjshëm në të dhënat e sistemit informativ, të vazhdueshme.

