Alibeaj pyetet për 7 korrikun: Do protestoj kundër non gratave
Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj gjatë një prononcimi për mediat është shprehur se Sali Berisha nuk është shpresa e njerëzve dhe se nuk mund të jetë ai përfaqësimi i atyre njerëzve që sot vuajnë.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut ai u përgjigj se ka protestuar dhe vijon të protestojë.
Enkelejd Alibeaj: Do të protestoj kundër non-gratave. Do të protestoj kundër krimit. Se të protestosh kundër krimit duhet të flasësh këtu kundër non-gradave. Duhet të protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve. Unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu pa frikë. Protestoj sot, kam protestuar dje, do të protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është të protestojë.
Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Ta kuptojnë qytetarët, nuk është ai shpresa e njerëzve, shpresa e njerëzve është këtu. Para se të shkojmë tek sheshi dhe para se tju themi njerëzve të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë të thjeshtë ndaj Ramës. Çfarë bëhet me fatin e non- gratave të Ramës, ka guxim ta thotë apo jo?