Prokuroria kërkon konfiskimet e bizneseve dhe apartamenteve të Fatmir Abdurramanit dhe të afërmve të tij
Prokuroria e Lushnjes ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurramani, i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”, etj.
Ky procedim pasuror ka filluar mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikimeve të tjera të kryera ndaj shtetasit Fatmir Abdurramani dhe afërmëve të tij.
Më konkretisht, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit tështatë pasurive të paluajtshme të shtetasit F.A. si më poshtë:
1. Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”;
2. Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
3. Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
4. Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
5. Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”;
6. Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2;
7. Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2;