Fier/ Në mes të ditës 25 vjeçares ia marrin me dhunë nga qafe varësen e floririt me kryq

Një 40 vjeçar është arrestuar në Fier pasi akuzohet se i ka vjedhur varësen e floririt një vajze nga qafa.

Ishte 25 vjeçarja E.I që denoncoi në Komisariatin e policisë se në lagjen "8 shkurti" i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Menjëherë pas kësaj u identifikua autori i vjedhjes Ervin Kuka ,40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".   

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që ky shtetas i vodhi vajzës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.