Aksidentet rrugore, eksperti propozon rritje të kohës së marrjes së patentës: Po cënohet siguria rrugore

Të shpeshta janë aksidentet rrugore në Shqipëri. Siguria rrugore mbete një shqetësim.

Duke folur për këtë temë në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini ngriti shqetësimin për dhënien e patentave në një kohë të shkurtër ku dhe tha se është e nevojshme të rritet numri i ditëve për marrjen e tyre.

Islam Qibini:  Janë bërë ndryshime të Kodit Rrugor, të dispozitave të fundit që u bënë në 2021 e që u vunë në zbatim në 2022. Për drejtuesit e mjeteve marrja e patentës është e pamjaftueshme sepse kemi 25 ditë praktikë 15 ditë teori. Po vazhdojmë me praktikën e vjetër. Të rritet koha. Minimalisht të dyja në total nga 40 ditë që janë të rritet në 60 ditë. Në vendin tonë kemi mangësi përsa i përket edukatës rrugore.

“Për drejtuesit e mjeteve që pajisen për herë të parë me leje drejtimi duhet të drejtojnë mjetet për një vit të një cilindrate më të ulët ose të jetë në mbykqyrjen e një drejtuesi të mjetit të pajsur me leje drejtimi.”

Qibini gjithashtu ngre dyshime për procesin e dhënies së patentave të klasit D.

"Është e çuditshme, lejen e drejtimit të klasit D e merr për 15 ditë, është një afat tepër i shkurtër. Këtu kemi të bëjmë me interesa të caktuar, autoshkollat duan të pajsin qytetarë me leje drejtimi në një numër të konsiderueshëm për shkak të përfitimeve të tyre. Kjo cënon sigurinë rrugore.”