Çunat “problematikë” tek dera e qelisë/ Bojkoti 10 ditor i masave të sigurisë mund të lirojë të arrestuarit
Bojkoti 10 ditor i masave të sigurisë nga avokatët në të gjithë vendin, mund të rezultojnë ditë më fat për çunat problematikë.
Ligji detyron që të arrestuarve tu hapen dyert e qelive, në rast se masat e sigurisë nuk rivlerësohen brenda afatit 72 orësh.
Anton Kosteri: I vetmi rrezik që i shkaktohet shoqerisë në rrang vendi është se mund të arrestohen persona me rrezikshmëri të lartë shoqerore dhe duhet të bëhet vleftësimi i ligjshëm i ndalimit ose lirimit. Nuk ka avokatë për të vlerësuar procesin dhe për pasojë gjyqtari është i detyruar të vendosë lirimin e personit.
Ndërsa qytetarët në procese gjyqësore do të vijojnë të enden në dyert e gjykatave.
“Këta vetëm talle, se çfarë do të bëjnë nuk merret vesh.”
Drejtësia është në kolaps.
Anton Kosteri: Refuzojmë pjesëmarrjen tonë në të gjitha proceset gjyqësore dhe në masat e sigurimit si një masë represive ultimative ndaj qeverisë shqiptare.
Mbrojtësit ligjore nga jugu në veri janë në protestë kombëtare kundër hartës së re gjyqësore.
Demir Ciftja: Kërkojmë kthimin për rishikim në KLGJ dhe pezullimin e çdo veprimtarie tjetër në lidhje më hartën e re gjyqësore.
Projekti I shkrirjes së 18 gjykatave, sipas avokatëve cënon aksesin e qytetarëve tek drejtësia dhe rrit kostot financiare.
Artan Lena: Janë anomali që do tui sjellin sistemit një bllokim total.
Me këtë që qëndrim avokatët janë të githë bashkë, por për mënyrën e reagimit janë ndarë sërish.
Avokatët e Fierit do të vendosin të premten nëse do të rikthehen në punë duke sfiduar vendimin e Dhomës Kombëtare që I ka paralajmëruar me ndëshkim nësë futen në gjykata.
Artan Lena: Ato avokatë që do ta thyejnë Këshillin Kombëtar do ti nënshtrohen masave disiplinore deri në heqjen e liçencës.
Skema e re parashikon 13 gjykata të shkallës së parë dhe vetëm një Apeli të vendosur në Tiranë.
Gjykata Administrative të Shkallës së Parë do të jenë vetëm dy, një në Tiranë dhe një në Lushnje.
Në Lushnje – Avokatët i kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në një takim ndërgjegjësimi në lidhje me hartën e re gjyqësore.