Arrestohen hajdutët e orave në Durrës, shkojnë ti kontrollojnë banesën i gjejnë 190 copë

Janë arrestuar 3 persona në Durrës.

Një shtetase nga Durrësi kishte denoncuar për vjedhjen e tre orave.

Si rezultat i zbardhjes së kësaj ngjarjeje janë vënë në pranga 2 autorët e dyshuar.   

31 vjeçari  me inicialet A. A., dhe 37 vjeçari me inicialet M. V., të dy banues në Durrës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në banesën e shtetases P. N., 32 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu është arrestuar edhe 30-vjeçari me inicialet K. N që përvetësoi njërën nga orat e vjedhura. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 190 ora dore, të dyshuara të vjedhura.

Kapja e tyre u bë falë operacionit policor të koduar “Watches”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.  

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres, për veprime të mëtejshme.