Për drejtuesit e rinj/ Eksperti tregon se si bëhet një parakalim i saktë

Pas aksidentit tragjik të ndodhur Berat, më 27 qershor 2022, ku humbën jetën nënë e bir, është vlerësuar se shkak i tij ishte një parakalim i gabuar i drejtueses së mjetit.

Nëna 25 vjeçe dhe djali 6 vjeç humbën jetën pasi automjeti me të cilin ata lëviznin ra në lumë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga hetimet doli se nëna kishte vetëm 20 ditë që e kishte marrë patentët dhe nuk e ka kontrolluar dot makinën pasi ka bërë parakalimin.

Por si mund të bëhet një parakalim i saktë dhe i sigurt? Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini na e tregon këtë:

"Në Kodin Rrugor thuhet se para se të parakalosh duhet të sigurohesh në mënyrë të tillë që të vësh në dijeni mjetin që do të parakalosh, pastaj bën manovrën nga krahu i djathtë në krahun e majtë pasi gjithmonë parakalimi bëhet në krahun e majtë, para se ta bësh këtë gjatë parakalimit duhet një hapsirë e nevojshmeqë të mos kesh mjete përballë.

Drejtuesja e mjetit në rastin konkret nuk i ka marrë parasysh. Ka bërë një parakalim ku mjeti tjetër që vinte përballë me kamion ka qenë në afërsi. Nga frika shmangu përplasjen dhe ka prerë timonin në mënyrë të menjëhershme djathtas dhe nuk ka mundur ta risjellë në rrugë."