KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës, Astrit Halilaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Shkodrës, Astrit Halilaj.

Më 28 qershor 2022 ishte seanca e dëgjimit dhe në përfundim të procesit të rivlerësimit vendosi shkarkimin nga detyra.

Trupi gjykues përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Roland Ilia anëtar

Vendimi mund të ankimohet.

Po sot KPK la në detyrë gjyqtaren e gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri.