Aksidenti tragjik në Berat/ Eksperti: Nëse barriera mbrojtëse do ishte sipas standardeve, ndoshta do kishin shpëtuar nëna me djalin

Ditën e sotme në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA teksa u fol për sigurinë rrugore u risoll dhe një herë në vëmendje aksidenti tragjik i datës 27 qershor 2022, ku nëna 25 vjeçare dhe djali i saj 6 vjeç humbën jetën pasi mjeti fuoristradë që ajo drejtonte doli nga rruga e përfundoi në lumin Osum.

I ftuar në studio eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini u shpreh se dhe pse në rastin konkret kemi të bëjmë me një parakalim të gabuar, nëse do të ishin barrierat sipas standarteve që parashikon Kodi Rrugor dhe rregullorja në zbatim të kodit rrugor sigurisht që ky aksident do të parandalohej.

Islam Qibini: "Kemi një segment rrugor ku shpejtësitë duhet të jenë të limituara. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një parakalim të gabuar. Mënyra se si duhet të kryhet një parakalim është e përcaktuar në Kodin Rrugor.

Aksidenti tragjik në Berat/ Eksperti: Nëse barriera mbrojtëse do

Në Kodin Rrugor thuhet se para se të parakalosh duhet të sigurohesh në mënyrë të tillë që të vësh në dijeni mjetin që do të parakalosh, pastaj bën manovrën nga krahu i djathtë në krahun e majtë pasi gjithmonë parakalimi bëhet në krahun e majtë, para se ta bësh këtë gjatë parakalimit duhet një hapsirë e nevojshmeqë të mos kesh mjete përballë. Drejtuesja e mjetit në rastin konkret nuk i ka marrë parasysh. Ka bërë një parakalim ku mjeti tjetër që vinte përballë me kamion ka qenë në afërsi. Nga frika shmangu përplasjen dhe ka prerë timonin në mënyrë të menjëhershme djathtas dhe nuk ka mundur ta risjellë në rrugë"

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nëse do të ishin barrierat sipas standardeve a do të parandalohej ky aksident me viktima?

Islam Qibini:Nëse do të ishin barrierat sipas standarteve që parashikon Kodi Rrugor dhe rregullorja në zbatim të Kodit Rrugor sigurisht që ky aksident do të parandalohej pavarësisht nga kundravajtja apo gabimi që ka bërë drejtuesja e mjetit.”

Emisioni “Ditë e Re” në RTV Ora me moderator Arjon Muça dhe Arjola Shehu transmetohet çdo ditë nga ora 07:00 – 10:00