Gjyqtarja e Lezhës Elsa Ulliri konfirmohet në detyrë, përqafimi pas vendimit të KPK-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2022, 09:26
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot (30 qershor 2022) në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri.
Trupi gjykues përbëhej nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Etleda Çiftja relatore. Hetimi u bë në të tre kriteret: Pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Gjyqtarja Ulliri ishte e pranishme dhe shprehu gëzimin kur u shpall vendimi i cili u pasua dhe me një përqafim.
Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyren e zëvendeskryetares të kësaj gjykate.
