Sherr me thika në një lokal në Maliq, plagosen dy persona, ishin të dehur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri me mjete prerëse gjatë një konflikti të çastit.

Ora News, mëson se të dy shtetasit kanë qenë të dehur dhe për motive banale janë konfliktuar me njëri tjetrin, sherr i cili ka përfunduar në plagosje. 

Policia bën me dije se kanë mbetur të plagosur shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në reanimacion pasi ka marrë plagë në dorë nga thika e përdorur,  ndërsa 35-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta trupore dhe ndodhet në në Komisariat.

 


“Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.