Protesta e 7 korrikut/ Boçi tregon detaje: Të gjithë deputetët do angazhohen që organizimi të jetë në nivelin e duhur
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, është shprehur se më 7 korrik dita kur është thirrur protestë kombëtare për rritjen e çmimeve, qytetarët do të kenë mbështetjen e PD-së.
Boçi tha se kjo është një protestë qytetare dhe jo një kauzë politike.
“E rëndësishme që është që protesta të përcjellë mesazhe, për të treguar që ka qytetarë që revoltohen për situatën e tyre, kanë një mbështetje dhe një alternativë, dhe kjo alternativë është PD. Këto protesta do të sjellin ndryshim. Është kërkesë qytetare dhe jo nga kauzë politike. Mënyra e ndërtimit të këtij besimi sjellë dhe zgjidhjen që ata kanë.”
Më tej ai tha se të gjithë deputetët e PD, janë shprehur pro protestës, ndërsa shtoi se të gjithë do angazhohen që organizimi i protestës të jetë në nivelin e duhur.
“Sot opinioni është njohur me qëndrimet e deputetëve të PD-së, të gjithë janë shprehur pro protestës. Të gjithë deputetët do marrin pjesë në aktivitetet tona politike, me qëllim që organizimi të jetë në lartësinë e duhur. Ftojmë të gjithë partitë politike që të marrin pjesë.“(A.K, Ora News)
