VIDEO tjetër nga aksidenti tragjik në Berat/ Gruaja ishte në parakalim, humbi kontrollin për të shmangur përplasjen me kamionin

Ora News siguron një tjetër video, të aksidentit tragjik ku humbën jetën nënë e bir.

Siç shihet në pamje, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i të resë.

25-vjeçarja, dyshohet se ishte futur në parakalim në momentin që para i del kamioni.  Pikërisht në këtë moment në tentativë për të devijuar aksidentin ka devijuar rrugën, duke humbur kontrollin e makinës e cila ka përfunduar në lum.

Për pasojë e reja humbi jetën së bashku me të birin 6-vjeç.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”. E gjithë dinamika është fiksuar nga një kamera sigurie. Aty shihet makina tip "Fuoristradë" që është duke lëvizur në korsinë e saj bosh. Në një moment, mjeti bën një kthesë të pashpjegueshme në rrugë, del mbi trotuar, merr përpara kangjellat metalike dhe përfundon në mes të lumit. Në asnjë moment, të paktën në video nuk shihet tentativë për të frenuar.

Ishin banorët e zonës që u gjenden aty që u shkuan mënjëherë në ndihmë. Fëmija u arrit të nxirret i gjallë, por nuk arriti ti mbijetojë. Për të nxjerrë trupin e gruas u deshën disa minuta. 6-vjeçari, sipas dëshmitarëve, kishte në krah një vigon mjekësor, ndërsa burimet thonë se nënë e bir po ktheheshin nga spitali i qytetit