VIDEO/ Kolumbi: Shembet një nga stendat në ndeshjen e demave, 4 të vdekur dhe 300 të plagosur. Shikoni momentin
Të paktën katër persona janë vrarë dhe më shumë se 300 janë plagosur pasi një stendë u shemb gjatë një ndeshjeje me dema në Kolumbinë qendrore.
Pamjet treguan tribunën trekatëshe prej druri të mbushur me spektatorë duke rënë në një stadium në El Espinal.
Një dem vazhdoi të endet ndërsa njerëzit iknin nga rrënojat.
Të vdekurit përfshijnë dy gra, një burrë dhe një fëmijë, tha guvernatori i Tolima, Jose Ricardo Orozco. Zyrtari shëndetësor i rajonit tha se spitalet kishin trajtuar 322 persona nga të cilët katër ishin në kujdes intensiv.
Ngjarja e së dielës ishte pjesë e festimeve të festivalit popullor San Pedro.
Megjithatë një ngjarje e tillë nuk ishte hera e parë që ndodh. Të shtunën disa njerëz u plagosën gjatë koralejave (ndeshja e demave) në El Espinal. Në fillim të këtij muaji një person vdiq pasi u godit nga një dem gjatë një koraleja në qytetin e Repelon.
Autoritete rajonale lajmëruan se do t'i ndalonin koralejat, duke thënë se ato ishin të rrezikshme dhe mizore ndaj kafshëve.
