Fier/ Kultivonte bimë narkotike në parcelën pranë banesës, vihet në pranga autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 10:27
Është arrestuar një person i cili dyshohet se kultivonte bimë narkotike.
I arrestuar është 42 vjeçari me inicialet Sh. V., , banues në Baltëz, Fier.
"Gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë afër banesës së 42 vjeçarit, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
