"Zjarret bashkëshoqeruese gjatë gjithë vitit", Peleshi: Edhe këtë verë vendi është i rrezikuar

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se dhe këtë vit vendi është i rrezikuar nga zjarret për shkak të temperaturave të larta që pritet të jenë.

Sakaq ai tha se zjarret janë bashkëshoqeruese gjatë gjithë vitit por që përmes një organizimi më të mirë  mund të reduktohen pasojat.

Niko Peleshi: Gjatë gjithë vitit kemi episde zjarresh me kulminacion verën. Për fat të keq dhe ky vit nuk parashikohet të jetë më i freskët që do të thotë që premisa për të pasur zjarre është aty, por leksionet që kemi marrë nga eksperienca na thonë që përmes një organizimi më të mirë ne mund të reduktojmë pasojat e zjarreve.

Peleshi nënvizoi se forcimi i kapaciteteve në nivel vendor për përballimin e zjarreve redukton ndërhyrjen e ushtrisë në rastet e tilla.

"Ne jemi pjesa e rëndësishme, shumë e fuqishme pra FA,  por jemi pjesa fundore. Sa më shumë të rrisim kapacitetin në nivelin fillestar në bashki, fshatra aq më pak do të jetë e nevojshme ndërhyrja jonë ndaj këto 16 mjete për bashkitë Fier, Lushnjë, Roskovec, Maliq, Dimal, Korçe, Devoll janë shumë të rëndësishme për ne dhe 16 mjetet për to kanë ardhur në kohën e duhur. Janë trajnuar të gjithë forcat zjarrfikëse të këtyre Bashkive. Janë 2.1 milion euro 16 mjete zjarrfikës të shoqeruara me kapacitete në mjete dhe burime njerëzore. Janë trajnuar të gjithë forcat zjarrfikëse të këtyre bashkive."

KETU LAJMET MINUTE PAs MINUTE

Këto 16 zjarrfikëse janë mundësuar nga TAP për bashkitë që preken nga ky projekt.

Niko Peleshi:"Rritja e kapaciteteve për mbrojtje nga zjarri krahas kapaciteteve të tjera për bashkitë dhe komunitetet përgjatë gjurmës së TAP do të thotë një siguri më e madhe për mbrojtjen e këtij segmenti të gazsjellësit. Nga ana jonë do të thotë rritje e kapaciteteve të bashkive tona, prefekturave, komuniteteve tona ku zjarret janë bashkëshoqeruese gjatë gjithë vitit për fat të keq"

Peleshi i dha Olsi Zizos, shefi i zjarrfikëse të Bashkisë Maliq, çertefikatë pasi ka rezultuar më i miri në trajnimin e zhvilluar nga TAP.