Durrës/ Kosovari tenton të kalojë kufirin me pasaportë bullgare, arrestohet bashkë me ndihmësin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2022, 10:16
Është arrestuar në flagrancë një 25 vjeçar i cili tentoi të kalojë Pikën Kufitare Port Durrës me dokumenta të falsifikuara.
25 vjeçari banues në Kosova u kap me pasaportë bullgare të falsifikuar.
I arrestuar është 25 vjeçari me inicialet F. D.
Gjithashtu është arrestuar 59 vjeçari, banues në Gjermani, i cili në automjetin që drejtonte, kishte marrë pasagjer 25 vjeçarin.
