Itali/ Shqiptari u hap derën, shoku i punës e qëllon me plumb. Ishin zënë për lekë

Një shqiptar është plagosur në Bibione, Venecia mëngjesin e së hënës (27 qershor 2022).

Sipas të dhënave të para ngjarja është shënuar rreth orës 07:00 kur tre shqiptarë, njëri prej tyre i armatosur ka trokitur në derën e një bashkëatdhetari që jeton në një nga apartamentet e shtëpive popullore në rrugën Vega.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Media italiane,ilgazzettino.it shkruan se njëri prej tyre, një burrë i moshës 55 vjeçare që jeton në Bevazzane ka nxjerrë pistoletën duke goditur me tre plumba drejt bashkëatdhetarit.

Personi i plagosur është dërguar në spital në gjëndje të rënë, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në polici.

Sipas policisë tre shqiptarët, kopshtarë në një agjenci në Bibione nuk binin më dakord me lekët.