Tiranë/ Efektivi shkon të ndajë sherrin, bashkëjetuesja dhe babai i saj godasin policin se arrestoi djalin dhunues
Një sherr në familje është shënua në rrugën "Marie Logoreci" në Tiranë. Pasi policia mori telefonatën se një burrë po dhunonte bashkëjetuesen ka shkuar në vendngjarje.
Mesaduket ndërhyrja e policisë nuk ka qenë e preferuar nga familja e cila kanë kundërshtuar shoqërimin e 26 vjeçarit në polici.
"Gjatë shoqërimit, shtetasi O. Xh., i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen H. D., 23 vjeçe, së bashku me 23-vjeçaren dhe babain e tij, shtetasin E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat" informoi sot policia e Tiranës.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- O. Xh., 26 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje", "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik";
- E. Xh., 55 vjeç dhe H. D., 23 vjeçe, për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
