U premtoi kalimin në Mal të Zi kundrejt fitimit, shkodrani kapet në makinë me 6 emigrantë

Është arrestuar ditën e sotme (27 qershor) një person teksa po transportonte emigrant në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë operacionit policor të koduar "Tranzit 26".

"E. U., 31 vjeç, banues në Shkodër është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Casa Italia-s, duke transportuar me një automjet, 6 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga Tirana në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së", njofton policia .  

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 6 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.