Një tjetër video e mrekullueshme vjen nga deti i Jonit

Një tjetër video e mrekullueshme vjen nga Gjiri i Vlorës

Një tufë delfinësh janë rastisur sërish gjatë udhëtimit të pushuesve.

Familja e delfinëve ka shoqëruar një gomone me në bord 8 persona të cilët po shkonin në drejtim të Gadishullit të Karaburunit pranë gjirit të Gramës.

Familja e delfinëve i ka shoqëruar prej disa minutash, duke notuar posht gomones së tyre dhe më pas është larguar.

Klima e ngrohtë e këtyre ditëve ka bërë që të jenë të shumta rastet e daljes së delfinëve në sipërfaqe duke dhuruar akrobaci ose duke u ndeshur me turistët e shumtë që vizitojnë ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit.